Produktet
Fontana dhe elemente uji
Fontanat dhe kaskadat shtojnë lëvizje dhe zhurmë uji. Në një pishinë ato ndihmojnë edhe përzierjen e ujit, por kërkojnë pompë dhe tubacion të vetin, prandaj planifikohen bashkë me sistemin dhe jo si shtesë e fundit.
Çfarë kemi në këtë kategori

Inox 304
Fontanë grykëz, cascade
Grykëz fontane që bën pamje madhështore të ujit, për pishina dhe ambiente dekorative.
- E bërë nga çelik inox AISI 304
- Punon në varësi të nivelit të ujit

Inox 304
Fontanë grykëz, pipëza
Grykëz që spërkat ujin në një kënd të caktuar, e pavarur nga niveli i ujit.
- E bërë nga çelik inox AISI 304
- Punon në mënyrë të pavarur nga niveli i ujit

Inox 304
Fontanë Cobra
Ujëvarë me formë harkore që derdh një perde uji në pishinë.
- Inox 304, opsion shkëlqim i lartë
- Përmasa 47 x 40 cm, 60 x 50 cm dhe 70 x 50 cm

Inox 304
Fontanë muri, inox
Ujëvarë muri prej inoxi që derdh një fletë uji të sheshtë.
- Inox AISI 304
- Gjerësi 50, 100 dhe 150 cm

Akril
Fontanë muri, akril me dritë
Ujëvarë muri prej akrili me ndriçim LED të integruar.
- Material: akril
- Gjerësi 60, 90 dhe 120 cm
- Ndriçim LED i integruar
Çmimet nuk publikohen. Shtypni butonin te produkti dhe ju kthejmë çmimin në WhatsApp brenda ditës. Shiko të gjitha në dyqan
Çfarë duhet menduar që në fillim
- Pompë dhe tubacion i veçantë
- Ndriçim, nëse fontana do të shihet natën
- Humbje uji nga era dhe avullimi
- Zhurma: e këndshme në oborr, e lodhshme nën dritare
Pyetje të shpeshta
A mund të shtohet kaskadë në një pishinë ekzistuese?
Varet nga muri dhe nga hapësira për tubacion. E shohim në vend para se të premtojmë ndonjë gjë.
Kategori të tjera
Merrni një ofertë
Na tregoni ku jeni dhe çfarë keni në mendje. Ju kthejmë përgjigje me numra, jo me fjalë.