Produktet
Robotë pastrimi për pishina, Aiper
Një robot pishine pastron fundin, muret dhe vijën e ujit pa kabllo dhe pa ju. E lëshoni në ujë, e ndizni dhe largoheni. Pishina-KS është distributor i autorizuar i Aiper, prandaj garancia dhe pjesët këmbimi vijnë nga ne dhe jo nga një dyqan online.
Modelet që mbajmë
Si zgjidhet modeli
Zgjedhja varet nga tri gjëra: a është pishina mbi tokë apo e futur në tokë, sa e madhe është, dhe a doni të pastrohen edhe muret e vija e ujit apo vetëm fundi.
- Pishina mbi tokë, fund i rrafshët: modelet bazë mjaftojnë
- Pishina e futur në tokë me mure: modeli duhet të ngjitet në mure
- Gjethe shumë mbi ujë: një robot sipërfaqeje e zgjidh më mirë se një robot fundi
- Pishina të mëdha: kërkohet autonomi më e gjatë e baterisë
Nëse nuk jeni i sigurt, na shkruani përmasat e pishinës dhe ju themi cili model ka kuptim. Kjo është më e shpejtë se të lexoni tabela specifikimesh.
Çfarë nuk bën një robot
Një robot nuk e zëvendëson balancimin kimik të ujit dhe as filtrin. Ai heq papastërtinë që shihet dhe kursen orën javore që kalonit me fshesë. Uji vazhdon të ketë nevojë për qarkullim, filtrim dhe dezinfektim.
Pyetje të shpeshta
A ia vlen një robot pishine?
Nëse pishinën e pastroni vetë me fshesë, roboti ua heq atë punë pothuajse plotësisht dhe kjo është arsyeja pse shumica e blerësve nuk kthehen mbrapa. Nëse pishina mbulohet gjithmonë dhe ka pak gjethe përreth, përfitimi është më i vogël.
A ka nevojë roboti Aiper për kabllo?
Jo. Modelet që shesim punojnë me bateri, pa kabllo dhe pa lidhje me sistemin e filtrimit. Ngarkohen jashtë ujit.
Ku merret garancia?
Nga ne. Jemi distributor i autorizuar i Aiper, prandaj garancia dhe pjesët këmbimi vijnë përmes nesh.
Kategori të tjera
Merrni një ofertë
Na tregoni ku jeni dhe çfarë keni në mendje. Ju kthejmë përgjigje me numra, jo me fjalë.






