Produktet

Ndriçim nënujor për pishina

Ndriçimi nënujor vendos si duket pishina pasi bie nata. Mbajmë ndriçues për guaskë betoni dhe për liner, në madhësi standarde, mini dhe slim, bashkë me trafot dhe modulet RGB që i komandojnë. Ndriçuesit planifikohen para betonit, sepse trupi i tyre futet në mur.

Çfarë kemi në këtë kategori

Çmimet nuk publikohen. Shtypni butonin te produkti dhe ju kthejmë çmimin në WhatsApp brenda ditës. Shiko të gjitha në dyqan

Beton apo liner

Ndriçuesi për guaskë betoni ka një trup që murohet gjatë punimeve. Ndriçuesi për liner montohet ndryshe, me guarnicion që shtrëngon fletën. Të dy tipat i mbajmë, por tipi vendoset para se të derdhet betoni.

Sa ndriçues duhen

Varet nga gjatësia e pishinës dhe nga forma. Rregulli praktik është që drita të mos vijë vetëm nga një anë, sepse atëherë gjysma e pishinës mbetet e errët dhe uji duket i turbullt edhe kur është i pastër.

Pyetje të shpeshta

A mund të shtohet ndriçim në një pishinë ekzistuese?

Në një pishinë me liner kjo është më e thjeshtë. Në një guaskë betoni kërkon punë muri dhe kalim tubi, prandaj shihet rast pas rasti.

Çfarë tensioni përdorin ndriçuesit?

Ndriçuesit nënujorë punojnë me tension të ulët përmes një trafoje, jo drejtpërdrejt nga rrjeti. Trafoja dhe komanda mbrojtëse janë pjesë e instalimit.

Merrni një ofertë

Na tregoni ku jeni dhe çfarë keni në mendje. Ju kthejmë përgjigje me numra, jo me fjalë.

Merr ofertë WhatsApp