Produktet
Skimmerë, drenazhe dhe kanale
Skimmeri e merr ujin nga sipërfaqja bashkë me gjethet dhe pluhurin, ndërsa drenazhi e merr nga fundi. Që një pishinë të pastrohet mirë duhen të dyja, sepse papastërtia nuk qëndron vetëm në një vend. Këto pjesë vendosen para betonit.
Çfarë kemi në këtë kategori

Kripsol
Skimmer i vogël
Grumbullon gjethet dhe papastërtitë nga sipërfaqja e ujit. Versione për beton dhe për liner.
- Material: PVC
- Lidhje: 50 mm
- Version betoni dhe version liner

Kripsol
Skimmer i madh
Gojë e gjerë për pishina më të mëdha, me kapacitet më të lartë grumbullimi.
- Material: PVC
- Lidhje: 50 mm
- Version betoni dhe version liner

Hayward
Skimmer Slim (Mirror) liner
Skimmer me profil të hollë dhe pamje të pastër, për pishina me liner.
- Material: PVC
- Lidhje: 50 mm

Waterfun
Skimmer mini
Skimmer kompakt për pishina të vogla dhe për xhakuzi.
- Material: PVC
- Lidhje: 50 mm

Waterfun
Dryner beton ose liner Ø 230 mm
Dryner i fundit të pishinës, me grilë kundër thithjes.
- Material: PVC
- Dimension: Ø 230 mm

Waterfun
Dryner liner
Dryner për pishina me veshje liner, me unazë shtrënguese.
- Material: PVC
- Lidhje: Ø 50 dhe Ø 63


Waterfun
Nivelues i ujit
Mban nivelin e ujit konstant duke plotësuar automatikisht humbjen nga avullimi.
- Material: PVC
- Montim në murin e pishinës

Waterfun
Grilë kanali, model grift
Grilë tejmbushjeje për pishina me buzë të fshehur. Modele 20, 25 dhe 30 cm.
- Material: PVC
- Gjerësi 20, 25, 30 cm
- Ngjyrë e bardhë

Waterfun
Grilë kanali, çift
Grilë tejmbushjeje me profil çift. Modele 15, 20, 25 dhe 30 cm.
- Material: PVC
- Gjerësi 15 deri 30 cm
- E bardhë ose e zezë

Waterfun
Grilë kanali, tek
Grilë tejmbushjeje me profil tek. Modele 15, 20, 25 dhe 30 cm.
- Material: PVC
- Gjerësi 15 deri 30 cm
- E bardhë ose e zezë

Waterfun
Laisne
Profil mbështetës për grilat e kanalit.
- Material: PVC
- Dimension: 16 x 10 x 200 mm

Waterfun
Kandore 90°
Element këndi për kanalin e tejmbushjes, 90 gradë.
- Material: PVC
- Modele 15, 20, 25, 30 cm

Waterfun
Kandore 45°
Element këndi për kanalin e tejmbushjes, 45 gradë.
- Material: PVC
- Modele 15, 20, 25, 30 cm

Waterfun
Kapak inoxi për pusetë
Kapak inoxi që mbulon pusetën, i qëndrueshëm dhe i pastër në pamje.
- Inox
- Përshtatet me pllakat përreth
Çmimet nuk publikohen. Shtypni butonin te produkti dhe ju kthejmë çmimin në WhatsApp brenda ditës. Shiko të gjitha në dyqan
Pse duhen të dyja
Nëse merret ujë vetëm nga fundi, gjethet dhe yndyrat qëndrojnë në sipërfaqe dhe formojnë vijën e ndotur në buzë. Nëse merret vetëm nga sipërfaqja, papastërtia e rëndë mbetet në fund. Sistemi i mirë i kombinon.
- Skimmerë për guaskë betoni dhe për liner
- Drenazhe katrore dhe rrethore
- Kanale mbledhëse për pishina me buzë të mbytur
- Nivelues uji, që e mban nivelin konstant
- Kapakë inoxi për pusetat
Pyetje të shpeshta
Sa skimmerë duhen për një pishinë?
Varet nga sipërfaqja e ujit dhe nga drejtimi i erës mbizotëruese. Kjo llogaritet gjatë projektimit, para se të derdhet betoni.
Çfarë bën nivelues i ujit?
E mban nivelin e ujit konstant duke shtuar ujë kur avullimi e ul atë. Kjo mbron pompën, sepse niveli nën skimmer e lë pompën pa ujë.
Kategori të tjera
Merrni një ofertë
Na tregoni ku jeni dhe çfarë keni në mendje. Ju kthejmë përgjigje me numra, jo me fjalë.