Produktet

Pompa pishine

Pompa është zemra e sistemit: ajo e lëviz ujin nëpër filtër dhe e kthen të pastruar në pishinë. Përmasohet sipas vëllimit të ujit, jo sipas fuqisë. Mbajmë pompa qarkulluese Senkron dhe Kripsol me filtër paraprak, si dhe pompa zhytëse për zbrazje dhe punë sezonale.

Çfarë kemi në këtë kategori

  • Pompa Senkron

    Senkron

    Pompa Senkron

    Pompë qarkulluese për sistemin e filtrimit, e projektuar për punë të vazhdueshme.

    • Trup plastik rezistent ndaj kimikateve
    • Filtër paraprak i integruar
    • Një fazë dhe tre fazë
  • Pompa Kripsol

    Kripsol

    Pompa Kripsol

    Pompë qarkulluese spanjolle, zgjedhje e besueshme për pishina familjare dhe publike.

    • Trup rezistent ndaj korrozionit
    • Punë e qetë
    • Mirëmbajtje e thjeshtë
  • Mbajtëse pompe

    Waterfun

    Mbajtëse pompe

    Bazament për montimin e pompës, që ul dridhjet dhe zhurmën.

    • Montim i qëndrueshëm
    • Ul dridhjet
  • Pompë zhytëse Senkron Smart

    Senkron Smart

    Pompë zhytëse Senkron Smart

    Projektuar për zgjidhje të besueshme, është një opsion ideal për menaxhimin e ujit në mënyrë më efikase.

    • Lundrues i fshehur
    • Mbështjellje bakri
    • E mbrojtur nga mbinxehja
    • Kabllo 10 metër
    • Qarkullon uj: 10 m³/h
    • Një fazë
  • Pompë zhytëse Trione

    Trione

    Pompë zhytëse Trione

    Funksionim i sigurt dhe i besueshëm me rele mbrojtëse nga mbinxehja.

    • Lundrues i fshehur
    • Mbështjellje alumini
    • E mbrojtur nga mbinxehja
    • Kabllo 10 metër
    • Qarkullon uj: 10 m³/h
    • Një fazë

Çmimet nuk publikohen. Shtypni butonin te produkti dhe ju kthejmë çmimin në WhatsApp brenda ditës. Shiko të gjitha në dyqan

Si zgjidhet pompa e duhur

Llogaritet sa metra kub uji ka pishina dhe sa herë duhet të kalojë i gjithë ai vëllim nëpër filtër brenda njëzet e katër orëve. Nga kjo del prurja e nevojshme në metra kub në orë. Pompa zgjidhet për atë prurje, dhe filtri zgjidhet që ta përballojë.

Gabimi më i shpeshtë është një pompë më e fuqishme se filtri. Uji kalon shumë shpejt nëpër medium, filtrimi bie, dhe rryma harxhohet kot.

Qarkulluese apo zhytëse

LlojiPër çfarë përdoret
Pompë qarkulluesePunon vazhdimisht në sistemin e filtrimit
Pompë zhytëseZbrazje e pishinës, ujë shiu, punë sezonale

Pyetje të shpeshta

Si zgjidhet pompa sipas madhësisë së pishinës?

Nga vëllimi i ujit dhe nga koha e qarkullimit, jo nga fuqia e motorit. Na jepni gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë mesatare dhe e llogaritim ne.

A duhet të punojë pompa gjithë ditën?

Jo domosdoshmërisht gjithë ditën, por i gjithë vëllimi duhet të kalojë nëpër filtër disa herë brenda njëzet e katër orëve. Një kohëmatës e ndan punën në disa cikle.

Një fazë apo tre fazë?

Varet nga lidhja elektrike që keni. Mbajmë të dyja variantet dhe e shohim këtë para se ta zgjedhim pompën.

Merrni një ofertë

Na tregoni ku jeni dhe çfarë keni në mendje. Ju kthejmë përgjigje me numra, jo me fjalë.

Merr ofertë WhatsApp